SHBA: Do t’i japin 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila për herë të parë pritet të përfshijë raketa me rreze më të gjatë, si dhe municione dhe armë të tjera, i thanë Reuters më 31 janar dy zyrtarë amerikanë të informuar për këtë çështje.
Ndihma pritet të shpallet brenda kësaj jave dhe do të përfshijë pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe armë antitank Javelin, thanë zyrtarët.
Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar. Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën.
Së fundmi, Ukrainës i janë premtuar edhe tanke gjermane dhe amerikane. Rusia që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore.
LEXONI GJITHASHTU:
- I frymëzuar nga karantina dhe emigrantët, “Sheets” merr 2 çmime në Trieste
- Gazetarja: Avokatët i nxisin qytetarët që të shkojnë në Gjykatën e Lartë
Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta i kalon 100 dollarët
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:03 Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata