SHBA financon projektin për të rritur sigurinë në doganën Shqipëri-RMV

15 Korrik 2021 | 16:46

Siguria e kufijve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rritet në një nivel më të lartë, falë projektit të financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Qeveria Amerikane po ndihmon administratat doganore të dy vendeve për të zhvilluar një pikë të përbashkët të kalimit kufitar, atë të Qafë Thanës, me synimin për të ulur ndjeshëm kohën e lëvizjes së mallrave përtej kufijve, si një hap thelbësor për të përgatitur këto vende sa i përket integrimit ekonomik drejt Bashkimit Evropian.

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim tha se ky projekt do të rrisë standardet e dy shteteve, duke dëshmuar mbështetjen e SHBA-së për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

“Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe SHBA e mbështet këtë qëllim. Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë,” u shpreh ambasadorja Kim.

Ky projekt përfshin pajisje skanuese mobile, matës të dendësisë, kamera dhe të tjera pajisje teknologjike. Këto pajisje do të përdoren nga dy administratat e dy doganave.

Ndërsa ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes tha se marrëveshja e kornizës bilaterale për krijimin e pikave të përbashkëta doganore, të firmosura nga kryeministrat Rama e Zaev do të ndihmojë në ndërtimin e ekonomive me të forta midis dy vendeve.

Projekti i USAID për zhvillimin ekonomik, qeverisjen dhe rritjen e ndërmarrjeve është një iniciativë rajonale që po zbatohet në 12 vendet e Evropës dhe Euroazisë, i cili synon të krijojë një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të mbështesë integrimin rajonal dhe euroatlantik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026