“SHBA fshihet pas incidentit”- Kremlini akuza për “atentatin e vrasjes së Putinit”

4 Maj 2023 | 13:21

Uashingtoni është “padyshim” pas atentatit të dyshuar për eliminimin e Vladimir Putinit, ka thënë Kremlini.

Moska deklaroi këtë të enjte se SHBA-të po zgjedhin objektivat që do të goditen dhe se Ukraina thjesht i zbaton këto plane.

Në deklaratën e dhënë Kremlini thekson se është “absolutisht qesharake” që Kievi dhe Uashintoni po përpiqen të mohojnë autorësinë e incidentit.

Ndëkohë kujtojmë se nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mohuar që Kievi të ketë lidhje me atentatin.

Disa ekspertë kanë sugjeruar se vetë Moska mund ta ketë krijuar incidentin si një operacion të rremë, që synon rritjen e mbështetjes ruse për luftën.

Moska pretendoi përmes një videoje të mërkurën se dy drone u përpoqën të sulmonin Kremlinin, por u çaktivizuan dhe nuk shkaktuan asnjë dëm.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026