Sulmi me dron në Kremlin, Medevdev: Të vrasim Zelenskin!
Lajmi për një atentat në dëm të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin ka shkaktuar reagime të shumta, si nga Rusia edhe nga Perëndimi.
Më i ashpri ka qenë ai i nënkryetarit të këshillit të sigurisë së Rusisë, Dmitri Medvedev, i cili ka bërë thirrje për eliminimin fizik të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Pas sulmit të sotëm terrorist nuk ka opsione të tjera veç eliminimit fizik të Zelenskyt. Nuk është e nevojshme të firmosim aktin e dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri nuk e bëri këtë”, ka deklaruar Medvedev përmes rrjetit “Telegram”.
Por vetë Zelensky, në një konferencë për shtyp nga Helsinki ka mohuar që prapa këtij sulmi të jetë Kievi. “Ne nuk sulmojmë as Putin, as Moskën. Ne po luftojmë në territorin tonë, duke mbrojtur qytete e fshatra. Gjithashtu nuk kemi mjaftueshëm armë për ta bërë. Putinin do t’ia lëmë gjykatës”, ka thënë Zelensky.
Nga Shtetet e Bashkuara, sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se nuk mund t’i marrë si të mirëqena akuzat e Rusisë se Ukraina u përpoq të vriste zotin Putin. “Por do të marrim çdo gjë që presidenca ruse do të thotë me një sasi të madhe kripe”, ka thënë me ironi Blinken.
Ndërkohë, Mick Mulroy, ish-zyrtar i Pentagonit dhe oficer i CIA-s tha se, nëse lajmet për atentatin janë të sakta, ka pak gjasa që ajo që ndodhi të ketë qenë një tentativë vrasjeje. Sipas tij, inteligjenca ukrainase i ndjek me vëmendje lëvizjet e Putin dhe e dinte që ai nuk ndodhej në Kremlin.
Ndërsa për redaktorin e BBC për Rusinë, Steve Rosenberg, presidenti Putin ka masa tepër të larta sigurie dhe është befasuese të mendosh se dronët mund t’i jenë afruar Kremlinit.
Ndërkohë, shërbimi rus i sigurisë, FSB ka deklaruar se ka shmangur një seri sulmesh të tjera të planifikuara në Krime nga inteligjenca ukrainase.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve