SHBA i zgjat licencën e punës Industrisë së Naftës serbe
Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja në kuadër të Departamentit të Thesarit (OFAC) ka zgjatur licencën e punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) deri më 20 shkurt, konfirmoi më 23 janar, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.
“Kjo do të thotë se NIS dhe rafineria do të vazhdojnë të punojnë. Kjo blen kohë shtesë për qytetarët tanë, vendin dhe ekonominë”, tha Bërnabiq gjatë një konference për media në Kuvendin serb.
Siç raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS), OFAC-u përmes një letre ka theksuar se kusht për zgjatjen e licencës është që transaksionet të mos përfshijnë subjekte amerikane apo sistemin financiar të SHBA-së, si dhe të mos përfshijnë, të mos jenë në emër ose për përfitim, drejtpërdrejt apo tërthorazi, të ndonjë subjekti tjetër të sanksionuar, përveç NIS-it.
Kusht është gjithashtu që transaksionet të mos përfshijnë ndonjë aktivitet tjetër që i nënshtrohet sanksioneve sipas rregullores për sanksione për shkak të aktiviteteve të dëmshme të politikës së jashtme të Rusisë.
NIS-i aktualisht është nën sanksione amerikane për shkak se shumica e pronësisë së saj është në duart e kompanive ruse, ndërsa për heqjen e sanksioneve administrata amerikane kërkon daljen e Rusisë nga pronësia.
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit