SHBA: Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët amerikane në Gaza

11 Maj 2024 | 08:13

SHBA thotë se Izraeli mund të ketë përdorur armë të furnizuara nga Amerika në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në disa raste gjatë luftës në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Departamenti i Shtetit thotë se është “e arsyeshme të vlerësohet” se armët e furnizuara nga SHBA janë përdorur në mënyra “të papajtueshme” me detyrimet e Izraelit.

Por DASH shtoi se qeveria amerikane nuk kishte “informacion të plotë” në vlerësimin e saj.

Raporti iu dorëzua Kongresit të premten pas një vonese.

Rishikimi i urdhëruar nga Shtëpia e Bardhë shqyrtoi se si vendi, së bashku me gjashtë të tjerë të përfshirë në konflikt, ka përdorur armë të furnizuara nga SHBA që nga fillimi i vitit të kaluar.

Ndërsa raporti ishte një qortim i qartë i disa operacioneve izraelite në Gaza, ai ndaloi së thëni përfundimisht se fushata e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kishte shkelur ligjin ndërkombëtar.

Izraelit iu desh të përballej me një “sfidë të jashtëzakonshme ushtarake” duke luftuar Hamasin në Gaza, thuhej në raport.

Po ashtu aty thuhej se garancitë që kishte marrë nga Izraeli për respektimin e përdorimit ligjor të armëve amerikane ishin “të besueshme”, dhe kështu dërgesat e armëve mund të vazhdonin.

Dokumenti gjithashtu vuri në dukje se për shkak se Hamasi “përdor infrastrukturën civile për qëllime ushtarake dhe civilët si mburoja njerëzore”, shpesh ishte “e vështirë të përcaktoheshin faktet në terren në një zonë lufte aktive”, se cilat janë objektiva legjitime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen ‘Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026

Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, fenomeni “galerne” godet brigjet franceze! Stuhia e rërës shkakton panik te pushuesit (VIDEO)

Një fenomen moti që u zhvillua me shpejtësi të madhe befasoi pushuesit në brigjet jugperëndimore të Francës, të cilët kërkonin “pak freski” nga temperaturat e...
17:44 | 14/07/2026

Lufta në Ukrainë, OKB: Qershori 2026 shënoi numrin më të madh të vdekjeve civile që nga prilli i vitit 2022

Kombet e Bashkuara, OKB regjistruan numrin më të lartë mujor të vdekjeve civile në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022 muajin e kaluar, ndërsa Rusia rriti...
17:37 | 14/07/2026