SHBA-ja dhe Irani pritet të rifillojnë bisedimet në Doha

2 Korrik 2026 | 14:17

SHBA-ja dhe Irani pritet të zhvillojnë raundin e radhës të bisedimeve të drejtpërdrejta në Doha gjatë javës së tretë të korrikut, me synimin për të çuar përpara zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja.

Sipas burimeve, bisedimet do të fokusohen kryesisht në zhvillimet në Liban dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Një burim pranë procesit të ndërmjetësimit bëri të ditur se ndërmjetësuesit nga Pakistani dhe Katari janë në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për të mundësuar rifillimin e dialogut dhe për të adresuar çështjet e mbetura pezull.

Burimi shtoi se Uashingtoni është i gatshëm për bisedime, ndërsa edhe Teherani ka dhënë sinjale pozitive për vazhdimin e dialogut. Sipas tij, Irani ka lënë të kuptohet se bisedimet do të rifillojnë pas funeralit të udhëheqësit të vrarë, Syed Ali Khamenei.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Pakistanit njoftoi në një deklaratë të enjten se palët kanë rënë dakord të vazhdojnë diskutimet në periudhën e ardhshme, ndërsa takimi i radhës pritet të caktohet sa më shpejt të jetë e mundur pas funeralit të Khameneit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj

Tetë murgj budistë u vranë dhe më shumë se 20 persona u plagosën kur një kamionçinë e drejtuar nga një djalë 11-vjeçar u përplas me...
14:31 | 02/07/2026

Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti

Turqia do të prezantojë qendrën e saj të re ushtarake të gjeneratës së ardhshme, Shtabin e Përbashkët “Ay Yildiz” (Gjysmëhënë dhe Yll), gjatë samitit të...
14:18 | 02/07/2026

Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit

Hetuesit gjermanë kanë kryer kërkime në të gjithë vendin, përfshirë zyrat e shoqatës së futbollit DFB, si pjesë e një hetimi mbi shkelje të dyshuara...
11:40 | 02/07/2026