SHBA-ja sanksionon 6 punonjës të medias në Iran
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 6 punonjës të lartë të një korporate mediatike shtetërore iraniane.
Departamenti Amerikan i Thesarit, tha në një deklaratë më 16 nëntor se të sanksionuarit janë punonjësit e Transmetuesit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB).
Thesari tha se IRIB-i ka transmetuar qindra rrëfime të detyruara të të arrestuarve dhe ka prodhuar intervista të njerëzve që janë detyruar të pohojnë se të afërmit e tyre nuk janë vrarë nga autoritetet iraniane, por kanë vdekur për shkaqe aksidentale.
Më 28 tetor, SHBA-ja kishte shtuar sanksionet ndaj qeverisë iraniane për shtypjen e protestave, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ka vdekur pasi u rrah nga policia e moralit, duke qenë se nuk kishte vendosur si duhet hixhabin.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve