Deputeti i PS: Ekspertët e FBI në Shqipëri po sfidojnë hakerat iranianë

15 Nëntor 2022 | 21:39

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu deklaroi se ekspertët e FBI-së, kanë dhënë kontributin e tyre në vendin tonë ndaj sulmeve kibernetike nga hakerat iranianë.

Në emisionin  “Now” në Euronews Albania, Deliu u shpreh se institucionet shqiptare kanë rezistuar, edhe pse ka pasur rrjedhje informacioni.

“Te lufta kibernetike nuk kemi të bëjmë me një haker, por me një grup të trajnuar, të sofistikuar, të investuar me shuma të mëdha, nga qeveria islamike e Iranit. Përballë sulmit, mendoj që institucionet kanë rezistuar, ka rrjedhje, por kanë rezistuar.

Deklaratat e kryeministrit kanë qenë të këshilluara dhe koordinuara nga ekspertë. Kemi pasur ekspertët më të mirë të Infosoft dhe FBI-së për të hetuar ngjarjet. Kemi dhe një hetim nga prokuroria shqiptare”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026