Agresioni rus dhe Shqipëria, Fatmir Mediu: Kur mund të aktivizohet neni 5 i NATO-s

15 Nëntor 2022 | 21:23

Rënia e raketave me origjinë ruse në Poloni, shtet anëtar i NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona, ka shkaktuar shqetësim për zgjerimin e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tregoi se kur mund të akvizohet neni 5 i aleancës dhe se çfarë përmban.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Mediu tha se Shqipëria është vend i NATO-s dhe mund të mbrohet përmes nenit 5, që ka të bëjë me përgjigjen ushtarake të aleancës si një e tërë.

Por, ai nënvizoi se fillimisht aktivizohet neni 4, kur vendet e NATO-s mblidhen për të dalë me një vendim të përbashkët.

“Që në fillim të agresionit, por edhe mbrapa, Rusia dhe Putin kanë deklaruar se nëse vendet anëtare të NATO-s do ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën, kufijtë e luftës do të zgjerohen. Qëndrimet politike kanë qenë të përsëritura. Kjo që ka ndodhur është një kërcënim i drejtpërdrejtë.

Edhe ne si shqiptarë themi, jemi vend i NATO-s, na mbron neni 5, por ka edhe një nen 4, që detyron vendet e NATO-s që të ulen për të marrë një vendim konsensual. Neni 5, është një vendim konsensual, sa i përket një sulmi që i bëhet një vendi anëtar të NATO-s, për t’u përgjigjur si NATO në mënyrë të përbashkët”, theksoi ai.

Dy persona kanë vdekur në Poloni pasi dy raketa me origjinë ruse ranë pranë kufirit të vendit me Ukrainën.

Raketat ranë në qytetin Przewodów, duke rezultuar në përplasjen e avionëve ushtarakë polakë, sipas mediave lokale.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së vendit, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026