SHBA kryen sulme të reja ndaj Huthëve në Jemen

27 Janar 2024 | 13:44

Forcat amerikane kanë sulmuar një raketë kundër anijeve të lëvizjes rebele Huthi në Jemen, duke theksuar se kjo raketë ishte bërë gati që të lëshohej të shtunën.

Sulmi i Shteteve të Bashkuara u krye disa orë pasi rebelët, që mbështeten nga Irani, sulmuan një cisternë britanike në Gjirin e Adenit, me municion të ngjashëm, shkruan REL.

Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme të përbashkëta për të reduktuar aftësinë e Huthëve për të sulmuar anijet që kalojnë përmes një rruge kyçe në Detin e Kuq. Rebelët kanë thënë se sulmet ndaj anijeve janë në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, ku Izraeli po zhvillon luftë me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Uashingtoni po ashtu ka kryer një sërë sulmesh të njëanshme ajrore, por Huthët janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se ka kryer edhe një sulm në orët e para të së shtunës ndaj “një rakete të Huthëve kundër anijeve që synonte Detin e Kuq dhe që rebelët ishin bërë gati që ta lëshonin”.

“Forcat sulmuan dhe shkatërruan raketën në vetëmbrojtje”, tha komanda përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Rebelët e Huthit e sulmojnë me raketë luftanijen amerikane në Gjirin e AdenitTelevizioni i Huthëve, Al-Masirah, raportoi të shtunën se SHBA-ja dhe Britania kanë kryer dy sulme ajrore në portin Ras Isa në provincën Hodeida të Jemenit, ku gjendet terminali kryesor i eksportit të naftës në Jemen.

Ende nuk ka konfirmim për këtë sulme nga SHBA-ja dhe Britania, ndërkaq Huthët nuk kanë dhënë detaje për madhësinë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet.

Një ditë më herët, një cisternë nafte britanike, e emëruar Marlin Luanda, u sulmua me raketa nga Huthët, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree, duke pretenduar se si pasojë e sulmit, anija u dogj.

Komanda Qendrore amerikane më pas konfirmoi sulmin, duke theksuar se anija ka raportuar për dëme, por nuk është raportuar për të plagosur apo viktima.

Të premten, Huthët po ashtu lëshuan raketa balistike drejt një luftanije amerikane në Gjirin e Adenit. Por, ushtria amerikane tha se me sukses ka arritur të rrëzojë këtë raketë dhe nuk është raportuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nisin sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
22:27 | 08/07/2026

Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Një dhuratë e pazakontë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për liderët pjesëmarrës në samitin e NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare....
22:26 | 08/07/2026

Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë nisur kthimin e avionëve të furnizimit me karburant në bazat e tyre në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet me Iranin vijojnë...
21:07 | 08/07/2026