SHBA me sytë nga 25 prilli, Palmer: Zgjedhjet të jenë të lira e demokratike

6 Prill 2021 | 18:38

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer deklaroi se në 25 prill zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike. Këtë të martë, Palmer zhvilloi takime virtuale me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kreun e PD Basha.

Ambasada e SHBA bëri me dije se me secilin prej udhëheqësve, Zv.Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë e roleve të tyre përkatëse, përfshirë edhe rolet institucionale të Presidencës dhe Kryeministrisë ashtu siç përcaktohen në Kushtetutë.

“Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë”, mësohet të jetë shprehur zyrtari i lartë amerikan.

Pas komunikimeve me liderët politikës në Shqipëri, Palmer zhvilloi edhe një komunikim me gazetarët shqiptarë. I pyetur nga Euronews Albania se çfarë pret SHBA nga zgjedhjet në Shqipëri, Palmer deklaroi se SHBA pret që zgjedhjet e 25 prillit të respektojnë standardet e OSBE.

Zyrtari i lartë amerikan u ndal edhe tek reforma në drejtësi, për të cilën ka deklaroi se do të vijojë dhe ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve duhet të japin llogari. Për z. Palmer, është bërë shumë progres në reformën në drejtësi, por ka ende shumë punë për tu bërë dhe këtë gjë e dinë të gjitha palët.

“Mund t’ju them që reforma në drejtësi do vazhdojë dhe nuk do jetë një gjë elektorale.

Nuk do jete perfekte, por nesër do jetë më mirë se sot. Ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve duhet të japin llogari. Ne kemi parë shumë progres në reformën në drejtësi, por ka ende shume pune për t’u bërë dhe këtë gjë e dinë të gjitha palët”, u shpreh Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit.

Në fund, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë strategjike të stërvitjes ushtarake Defender 21, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalëshe që zhvillohet në Ballkanin

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026