SHBA me sytë nga SPAK për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë

3 Dhjetor 2020 | 17:43

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, znj. Yuri Kim përshëndeti rezultatet e punës së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK duke thënë se po jep rezultate.

Kim iu referua sekuestrimit të pasurive të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla ditën e sotme me kërkesë të SPAK bazuar në ligjin për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në shkurt të vitit 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata Llallën dhe familjen e tij nën arsyetimin e përfshirjes në mënyrë ‘domethënëse’ në korrupsion ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.

“SPAK po jep rezultate duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të sekuestruar përfitimin nga korrupsioni. SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe për të ruajtur statusin e Shqipërisë si aleat i NATO-s dhe vend aspirant për në BE,” shkroi në Twitter ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Ajo gjithashtu shtoi se ky është lloji i çështjes për të cilin SPAK u krijua.

Pas nxitjeve të vazhdueshme për hetim të korrupsionit të nivelit të lartë, duket se ndërkombëtarët i kanë kthyer sytë nga SPAK dhe po ndjekin me vëmendje të veçantë ecurinë e rasteve të profilit të lartë, të cilat po i monitorojnë si çështje që në kuadër të reformës në drejtësi duhen gjykuar nga kjo strukture dhe jo në nivele të gjykatave të rretheve.

BE ka përsëritur gjithashtu thirrjet për hetim, gjykim dhe dënim të zyrtarëve të korruptuar të nivelit të lartë si një nga kushtet kyçe që do t’i hapte Shqipërisë dritën e gjelbër për në Bashkimi Europian.

LEXONI GJITHSHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026