Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e sekretarit të Sigurisë Kombëtare
Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët votoi të martën në favor të ngritjes së akuzave me qëllim shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë Alejandro Mayorkas, duke e bërë atë përgjegjës për politika të dobëta të cilat kanë nxitur emigracionin e paligjshëm.
Përmes një procesi votimi 214-213, Dhoma e Përfaqësueve miratoi dy nene akuzash për t’u ngritur ndaj Sekretarit Mayorkas, për mos zbatimin e kuadrit ligjor mbi emigracionin, që sipas republikanëve ka nxitur prurjen e emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë dhe për deklarim të rremë para Kongresit.
Presidenti Joe Biden e cilësoi votimin një akt antikushtetues kundër një nëpunësi të nderuar publik, për arsye politike.
Një numër rekord emigrantësh kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin Meksikë- SHBA.
Zoti Mayorkas ka deklaruar se ai nuk ka përgjegjësi për situatën në kufi.
Ekspertë kushtetues dhe madje edhe disa republikanë janë shprehur se hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve ndaj zotit Mayorkas nuk ka arritur të provojë “krimet dhe keqpërdorimin e e detyrës” që citon Kushtetuta amerikane si arsye për të ngritur akuzë për shkarkim.
Ky lloj procesi ndaj një anëtari të kabinetit qeveritar është i rrallë dhe pothuajse nuk është ushtruar gjatë 150 viteve.
Në vitin 1876, Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj sekretarit të Mbrojtjes William Belknap në lidhje me kontratat qeveritare. Ai dha dorëheqje para votimit.
Pas votimit të kësaj të marte në Dhomën e Përfaqësuesve, akuzat do të dërgohen në Senat.
Demokratët kanë epërsi në Senat, ata kontrollojnë 51 vende dhe republikanët kanë 49.
Ka pak gjasa që demokratët të mbështesin largimin nga detyra të zotit Mayorkas.
OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026