SHBA mund t’i dërgojnë Kievit raketa “Tomahawk”, reagon Kremlini
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e pajisjes së Kievit me raketa “Tomahawk”, teksa Moska vazhdon të refuzojë të gjitha formatet e bisedimeve për paqe, të ndërmjetësuara nga presidenti Donald Trump.
“Dërgimi i raketave “Tomahawk” është diçka për të cilën do të vendosë presidenti”, ka deklaruar numri dy i Shtëpisë së Bardhë, J D Vance.
Ai ka theksuar se vendimi që do të merret do të jetë në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara.
Sipas raportimeve mediatike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Trump që të furnizojë trupat ukrainase me raketa “Tomahawk” me rreze të gjatë veprimi gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e kaluar.
Ndërsa vendimi për mjetet luftarake në fjalë duhet ende të merret, administrata amerikane ka autorizuar tashmë Ukrainën që të kryejë sulme në territorin rus, ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm amerikan, Keith Kellogg.
“Përgjigjja është “po”! Përdorini mundësitë për të goditur thellë, aty ku nuk ka objekte kulti”, ka thënë Kellog.
Vendimi pritet të merret për shkak të humbjes së durimit nga Shtëpia e Bardhë për shkak të qasjes së Moskës, që refuzon bisedimet direkte me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës.
Duke reaguar ndaj lajmit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se raketat “Tomahawk” nuk e trembin Rusinë, pasi sipas tij, ato nuk do të bëjnë magji në fushën e betejës dhe nuk do ta ndryshojnë rrjedhën e luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun