“SHBA në krah të Kosovës”, Hovenier: Mbështetjen ndaj misionit të NATO-s

16 Tetor 2024 | 09:41

Pas afrimit të ushtrisë serbe ne kufi me Kosovën, ka reaguar menjëherë SHBA duke garantuar se ata qëndrojnë në mbrojtje të Kosovës.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Amerika mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj misionit të NATO-s në Kosovë.

Hovenier në një postim të tij në platformën X tha se ishte privilegj pjesëmarrja na ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë, ceremoni kjo e cila u mbajt të premten që shkoi.

Në një postim në “X”, Hovenier shprehu vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ozkan Ulutashit ndërkaq i uroi mirëseardhje të ngrohtë gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit.

“Ishte privilegj të merrja pjesën në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutashit, dhe mirëseardhje të ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën e këtij misioni kritik. Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-n, në sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe mjedisit të sigurt në Kosovë”, ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026