SHBA: Nuk do ta mbyllim ambasadën në Kiev pavarësisht kërcënimeve të Rusisë për bombardime

28 Maj 2026 | 16:37

Shtetet e Bashkuara thanë se ambasada e tyre në Kiev do të mbetet e hapur, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë se diplomatët që mbeten në kryeqytetin ukrainas rrezikojnë të jenë në shënjestër.

“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në operacionet tona dhe çdo raport që thotë të kundërtën është i rremë “, tha ambasada amerikane në një deklaratë në platformën X. “Departamenti i Shtetit nuk ka përparësi më të lartë se siguria e qytetarëve amerikanë dhe rishikon rregullisht masat e sigurisë në ambasadën në Kiev . “

Ministria e Jashtme ruse të hënën u bëri thirrje qytetarëve të huaj dhe diplomatëve të largohen nga Kievi “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke paralajmëruar se ata ishin në rrezik sulmesh me raketa në kryeqytetin ukrainas.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të martën se Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e kishte paralajmëruar atë se Kievi “do të bëhet një vend shumë i rrezikshëm”. Rubio tha gjithashtu se personeli diplomatik amerikan ishte informuar për rrezikun e shtuar të sigurisë, por nuk tha nëse ishte lëshuar një urdhër evakuimi.

Të enjten, Sergei Shoigu theksoi se paralajmërimi i Moskës ishte “shumë serioz”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026