English

SHBA-Pakistan zhvillojnë operacion të përbashkët për kapjen e një terroristi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Departamenti amerikan i Drejtësisë dërgon sot (të mërkurën) në një gjykatë federale në Virxhinia personin që dyshohet si organizator i sulmit të gushtit të vitit 2021 që vrau 13 ushtarë amerikanë në Afganistan.

- Advertisement -

Departamenti i Drejtësisë thotë se ndaj anëtarit të grupit ‘Shteti Islamik Khorasan’, Mohammad Sharifullah, i njohur me nofkën “Jafar”, është ngritur aktakuzë më 2 mars. Ai akuzohet se ka “ofruar mbështetje për një organizatë të shpallur terroriste, duke shkaktuar vdekje”.

Lajmin për kapjen e Sharifullahut e dha Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit të martën në mbrëmje para dy dhomave të Kongresit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se sapo kemi kapur një nga terroristët kryesorë që është përgjegjës për krime”, tha Presidenti Trump. “Ai do të përballet me drejtësinë amerikane”.

Sulmi në ‘Abbey Gate’ në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul më 26 gusht të vitit 2021, përveç ushtarëve amerikanë vrau edhe rreth 170 afganë.

Grupi ‘Shteti Islamik Khorasan’ apo ISIS-K, organizatë që ka lidhje me Shtetin Islamik, mori përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi vetëvrasës ndodhi përgjatë kaosit që përshkroi tërheqjen e trupave amerikane në fund të luftës 20 vjeçare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Gjatë fjalimit, Presidenti Trump përshëndeti Pakistanin që ndihmoi në arrestimin e Sharifullahut.

“Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë qeverinë e Pakistanit që ndihmoi gjatë arrestimit të këtij përbindëshi”, tha ndër të tjera Presidenti amerikan.

Kapja e Sharifullahut

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif e identifioi Sharifullahun si shtetas afgan dhe e përshkroi atë si “komandant të nivelit të lartë” në një publikim në rrjetin social “X”.

“Terroristi u kap gjatë një operacioni të suksesshëm në rajonin kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit”, tha Kryeministri Sharif, pa ofruar detaje.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se operacioni u krye me bashkëpunimin e disa agjencive amerikane, përfshirë CIA-n dhe FBI-në.

“Sharifullahu e pranoi se ka ndihmuar në përgatitjen e sulmit në ‘Abbey Gate’ përfshirë identifikimin e një rruge deri të vendi i ngjarjes në aeroport për autorin e sulmit”, tha departmenti në një njoftim.

I dyshuari e ka pranuar se e njeh Abdul Rahman al-Logarin, i cili e kreu sulmin me bombë dhe e ka planuar rolin që ka luajtur edhe në sulme të tjera në Afganistan dhe Rusi, thotë më tej njoftimi.

Analisti për çështje sigurie Iftekhar Firdaus nga Islamabadi i tha Zërit të Amerikës se Sharifullahu, banor i Kabulit, iu bashkua ISIS-K-së më 2016.

“Ai u arrestua në vitin 2019 dhe më pas u arratis nga burgu kur grupi militant afgan rimorri pushtetin më 15 gusht të vitit 2021”, thotë zoti Firdaus, themelues i “Ditarit të Kohrasanit”, një platformë në internet që vëzhgon militantizmin.

Nëse dënohet, Sharifullah mund të ndëshkohet me dënim të përjetshëm, njofton Departmenti amerikan i Drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?