SHBA sanksionon dy politikanë të tjerë në Ballkan
Dy politikanë të tjerë nga Ballkani janë sanksionuar nga Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA.
Marinko Cavara, president i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe Alen Seranic, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Republika Srpska sipas DASH kanë kërcënuar stabilitetin e rajonit, duke minuar Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit dhe proceset apo institucionet demokratike.
Dy muaj më parë Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA sanksionoi 7 persona nga Ballkani perëndimor mes të cilëve biznesmenët shqiptarë Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi.
Në listën e Departamentit të Thesarit ishte edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit në këtë vend, Sasho Mijalkov.
Nga Bosnje e Hercegovina ishin ish-nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik Asim Sarajliç, dhe ish-kryeprokurorja Gordana Tadiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta