SHBA shqyrton veprimet e Musk, përfshihet dhe marrëveshja për Twitter-in 

21 Tetor 2022 | 13:31

Zyrtarët e administratës së presidentit amerikan Joe Biden po shqyrtojnë mundësinë që SHBA të rishikojë disa veprime të biznesmenit Elon Musk.

Ndër to përfshihet marrëveshja për blerjen e Twitter-it dhe funksionimin e rrjetit satelitor Starlink në pronësi të miliarderit amerikan, raportoi sot Reuters.

Musk së fundmi njoftoi në Twitter propozimin e tij për një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë dhe deklaroi se kompania e tij SpaceX nuk mund të financonte pafundësisht shërbimin e internetit Starlink në atë vend.

Ndërkohë më vonë lajmëroi se gjithsesi do të vazhdojë me këtë financim.

Diskutimet për një rishikim të veprimeve të Musk janë në një fazë të hershme, raportoi Bloomberg, duke cituar burime të afërta me çështjen, të cilët vunë në dukje se Departamenti i Shtetit po shqyrton mënyra të mundshme për të rishikuar veprimet e Musk.

Një element që mund të shqyrtohet është prania e investitorëve nga Arabia Saudite në konsorciumin e Musk në marrëveshjen prej 44 miliardë eurosh për blerjen e Twitter, e cila u arrit në prill, por ende nuk është materializuar, dhe për të cilën Twitter po padit Musk.

Vazhdimi i procesit gjyqësor mes Twitter dhe Musk është planifikuar për më 28 tetor, por të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për të rënë dakord për marrëveshjen origjinale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre

Mes temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka zhvilluar një nismë ndërgjegjësuese, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve freskim me...
13:53 | 12/07/2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

Rastet e reja me kancer në botë pritet të rriten me 66.7% deri në vitin 2050, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta do të...
13:18 | 12/07/2026

Mijëra fluturime anulohen dhe vonohen në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi

Mijëra fluturime janë anuluar ose vonuar në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi, raportuan mediat shtetërore të dielën. Linjat ajrore kineze...
12:43 | 12/07/2026