SHBA shton presionin ndaj Kurtit, Chollet: Koha për të diskutuar Asociacionin
“Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që kanë arritur në kuadër të dialogut, përfshirë përparimin drejt themelimit të Asociacionit” është ky reagimi i Këshilltari të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet pas bisedës me kryeministrin Albin Kurti.
Zyrtari i lartë amerikan i ka kërkuar Kurtit që tani është koha për të diskutuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Biseda Chollet–Kurti është zhvilluar tri ditë para takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Në postimin e tij Chollet ka riktheksuar mbështetjen amerikane për një takim konstruktiv, që konfirmon përkushtimin e palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve
I njohur në publik si plani franko-gjerman, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve.
Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik. Ndaj pritet të shihet se cfarë do të sjellë takimi i së hënës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta