SHBA-të kërkojnë miratimin e OKB-së për të vendosur forcat ndërkombëtare në Gaza

4 Nëntor 2025 | 09:07

SHBA-të kanë dërguar një projektrezolutë tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke u bërë thirrje për krijimin e një force ndërkombëtare sigurie në Gaza me një mandat që zgjat të paktën dy vjet, raportuan të hënën mediat vendase.

Sipas raportimeve, projektrezoluta, e cila u cilësua si “e rëndësishme por e paklasifikuar”, do t’u jepte SHBA-ve dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse një mandat të gjerë për të qeverisur Gazën.

Një zyrtar amerikan tha se projekt-rezoluta do të jetë baza për negociatat gjatë ditëve në vijim midis anëtarëve të Këshillit, me qëllim që të votohet për ta miratuar atë në javët në vijim dhe të vendosen trupat e para në Gaza deri në janar.

Zyrtari shtoi se Forca Ndërkombëtare e Sigurisë, ISF, do të jetë një “forcë zbatimi dhe jo një forcë paqeruajtëse”, e cila do të përfshijë trupa nga disa vende pjesëmarrëse dhe do të krijohet në konsultim me “Bordin e Paqes” të Gazës.

Sipas projektrezolutës, Forcat e Sigurisë ISF do të ngarkohen me sigurimin e kufijve të Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, mbrojtjen e civilëve dhe korridoreve humanitare dhe trajnimin e një force të re policore palestineze, me të cilën do të bashkëpunojë në misionin e saj.

Drafti gjithashtu kërkon që Bordi i Paqes të mbetet në vend të paktën deri në fund të vitit 2027.

“Forcat e Sigurisë ISF gjithashtu do të “stabilizonin mjedisin e sigurisë në Gaza duke siguruar procesin e demilitarizimit të Rripit të Gazës, duke përfshirë shkatërrimin dhe parandalimin e rindërtimit të infrastrukturës ushtarake, terroriste dhe ofensive, si dhe çmontimin e përhershëm të armëve nga grupet e armatosura jo-shtetërore”, thuhej në draft.

Më herët të hënën, Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se vendet do të vendosin për vendosjen e trupave në varësi të formulimit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ajo që vendet me të cilat kemi folur është kjo: ato do të vendosin nëse do të dërgojnë apo jo trupa bazuar në përmbajtjen e përkufizimit në rezolutën që pritet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Fidan në një konferencë për shtyp pasi priti një takim mbi Gazën në Stamboll, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Indonezia, Pakistani, Arabia Saudite, Jordania dhe përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026