SHBA vendos këtë javë sanksione të reja ndaj Rusisë

4 Prill 2022 | 21:59

SHBA do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë këtë javë, raporton ‘Reuters’.

Këshilltari për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha se SHBA do të marrë masa të reja kundër Moskës për shkak të vazhdimit të pushtimit të Ukrainës.

Sullivan gjithashtu tha se SHBA do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën në ditët e ardhshme.

Ai i cilësoi pamjet e publikuara nga krimet e rusëve në Bucha si prova të krimeve të luftës.

“Ne jemi të bindur që Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë dhe informacionet nga Bucha dëshmojnë prova të reja”, tha Sullivan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026