SHBA vendos sanksione kundër ish-kryeministrit të Gjeorgjisë
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj ish-kryeministrit të Gjeorgjisë dhe miliarderit themelues të partisë Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Ivanishvili dhe partia e tij kishin “shkatërruar të ardhmen euro-atlantike të Gjeorgjisë”, duke e lënë atë të pambrojtur ndaj Rusisë.
Ivanishvilli nuk është një zyrtar i zgjedhur, por ai është përshkruar si “kryetar nderi” i Ëndrrës Gjeorgjiane, e cila ka kaluar 12 vjet në pushtet.
Partia pretendoi fitoren në zgjedhjet e fundit mes akuzave për mashtrim dhe njoftoi me shpejtësi pezullimin e bisedimeve të pranimit në BE, duke shkaktuar protesta të gjera.
Deputetët e opozitës kanë bojkotuar parlamentin e ri, duke pretenduar për mashtrim.
Inaugurimi i një presidenti të ri – ish-futbollisti i Mançester Sitit, Mikheil Kavelashvili i partisë Pushteti Popullor, i cili shihet si një aleat i Ëndrrës Gjeorgjiane – është planifikuar për dy ditë.
Por presidentja në largim, Salome Zurabishvili, e cila është fort pro-evropiane, ka thënë se nuk do të tërhiqet derisa të mbahen zgjedhjet e reja.
“Ne dënojmë fuqishëm veprimet e Ëndrrës Gjeorgjiane nën udhëheqjen e Ivanishvilit, duke përfshirë represionin e saj të vazhdueshëm dhe të dhunshëm ndaj qytetarëve gjeorgjianë, protestuesve, anëtarëve të medias, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe figurave të opozitës”, thuhet në një deklaratë nga Blinken.
Blinken akuzoi Ëndrrën Gjeorgjiane për “represion të vazhdueshëm dhe të dhunshëm” të qytetarëve gjeorgjianë, protestuesve, gazetarëve, aktivistëve të të drejtave dhe figurave të opozitës dhe tha se veprimet e partisë kishin “frenuar ushtrimin e lirive themelore”.
“Rezultati e ka lënë Gjeorgjinë të pambrojtur ndaj Rusisë, e cila vazhdon të pushtojë më shumë se 20% të territorit të Gjeorgjisë,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit