SHBA vendos sanksione për 16 zyrtarë në Venezuelë
Shtetet e Bashkuara njoftuan sot vendosjen e sanksioneve ndaj 16 individëve të lidhur me udhëheqësin e Venezuelës Nicolas Maduro. Mes tyre është edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Zgjedhor që sipas Departamentit amerikan të Thesarit pengoi shpalljen e rezultateve të sakta të zgjedhjeve. Sanksionet u njoftuan disa ditë pasi kandidati i opozitës në zgjedhjet presidenciale, Edmundo Gonzalez u largua nga vendi dhe u detyrua të kërkonte azil politik në Spanjë.
Sanksione u vunë gjithashtu ndaj zyrtarëve të qeverisë, ushtrisë, shërbimeve të zbulimit, përgjegjës për intensifikimin e represionit në vend, thuhej në deklaratën e Departamentit të Thesarit. Ndaj zotit Maduro u vendosën sanksione në vitin 2017.
Veprimi i sotëm vjen pas Uashingtoni kishte njoftuar me herët se po shqyrtonte vendosjen e sanksioneve pas largimit të zotit Gonzales.
“Nuk kemi përjashtuar asnjë mundësi dhe po koordinohemi ngushtë me partnerët tanë, përfshirë ata me të cilët angazhohemi rregullisht për këtë çështje. Po shqyrtojmë një gamë të gjerë masash për t’i treguar Maduros dhe përfaqësuesve të tij se keq-qeverisja e tyre, shtypja e të drejtave të njeriut, minimi i demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kanë pasoja reale”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.
Largimi i opozitarit 75-vjeçar, Gonzales, u koordinua mes qeverive të Spanjës dhe Venezuelës, tha prokurori i përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta