SHBA vret liderin e ISIS në Siri
Joe Biden ka konfirmuar vrasjen e njërit prej liderëve kryesorë të grupit militant Shteti Islamik në Siri.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden tha se trupat amerikane kanë vrarë Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.
“Ne kemi hequr nga fushëbeteja Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, liderin e ISIS. Të gjithë amerikanët janë kthyer shëndoshë e mirë nga operacioni”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media nga zyra e presidentit Biden.
Biden ka bërë të ditur se operacioni është kryer nën drejtimin e tij dhe se është zhvilluar në veriperëndim të Sirisë.

Sipas presidentit amerikan, Biden, trupat amerikane kryen të operacion të kundër-terrorizimit me qëllim që bota të jetë një vend më i sigurt.
Forcat speciale amerikane kanë përndjekur xhihadistë të rangut të lartë gjatë bastisjeve në veriperëndim të Sirisë të enjten, ku u vranë 13 persona.
Pentagoni e ka përshkruar këtë operacion si të “suksesshëm”.
Operacioni besohet se është më i madhi i këtij lloji që kanë kryer forcat amerikane prej vitit 2019, kur është vrarë lideri i grupit militant, Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.
Pas vrasjes së Abu Bakr al-Baghdadi më 27 tetor, 2019, grupi militant ISIS kishte shpallur për lider të ri, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshin.
Më 19 dhjetor 2018 ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kishte shpallur fitoren mbi grupin militant Shteti Islamik. Por fraksione të këtij grupi vazhduan të kontrollonin disa territore brenda Sirisë.
Një numër i madh i pjesëtarëve të ISIS-it u arrestuan dhe ende vazhdojnë të mbahen nëpër burgje të ndryshme në Siri.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë