Shefi i Hezbollahut në Liban thotë se sulmet ndaj Jeruzalemit nënkuptojnë luftë rajonale

26 Maj 2021 | 08:41

Shefi i Hezbollahut (parti islamike) në Liban, Sayyed Hassan Nasrallah tha të martën se çdo agresion kundër Jeruzalemit ose vendeve të tij të shenjta do të nënkuptojë luftë rajonale.

Komentet e Nasrallah të bëra në një fjalim televiziv, ishin të parat që kur një armëpushim i dha fund luftimeve më të ashpra në vite midis Izraelit dhe grupit militant islamik Hamas me bazë në Gaza.

Armiqësitë Izrael-Hamas filluan në 10 maj nga sulmet e policisë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në qytetin e vjetër të Jeruzalemit dhe me përleshjet me palestinezët gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

“Kur vendet e shenjta përballen me kërcënime serioze nuk ka vija të kuqe”, tha Nasrallah.

“Të gjitha lëvizjet e rezistencës nuk mund të rrinë duarkryq dhe të shikojnë nëse vendet e shenjta janë në rrezik”, u shpreh më tej ai.

Grupi libanez i mbështetur nga Irani është një kundërshtar i vendosur i Izraelit dhe fjalimi i Nasrallah shënoi përkujtimin e tërheqjes së Izraelit nga Libani i Jugut në vitin 2000.

Nasrallah tha gjithashtu se luftimet treguan se Hamasi kishte përparuar shumë në aftësitë e saj raketore, gjë që ai tha se ishte një arritje e madhe ushtarake.

“Ata kishin aftësinë për të lëshuar raketa për 11 ditë dhe ata mund të vazhdonin”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Blinken udhëton drejt Lindjes së Mesme për të siguruar armëpushimin në Gaza

Armëpushimi i brishtë, Hamas dhe Izraeli gati të rifillojnë luftën. Krizë humanitare në Gaza

Armëpushimi në Gaza, denoncimi i palestinezëve: Izraeli vazhdon të na qëllojë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026