Shefi i Kufirit në Kakavijë: Personat që lejohet të udhëtojnë drejt Greqisë dhe kushtet që duhet të plotësojnë

27 Dhjetor 2020 | 13:39

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine ka treguar si cilat janë kategoritë e personave që lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, si dhe kushtet që duhet të plotësojnë.

Sipas tij aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit grekë, shqiptarët me leje qëndrimi greke, shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë, trupi diplomatik për arsye pune, shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore dhe të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra.

Sipas tij, kategoritë e mësipërme duhet të plotësojnë kushtet: Të kenë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF si dhe të kenë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit. 

Gjithashtu ai sqaroi se orari i funksionimit të Kakavijës është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026