Shefi i OKB-së i alarmuar nga përshkallëzimi i marrëdhënieve Izrael-Iran
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, paralajmëroi se mund të ketë “pasoja të mëdha” nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, Guterres thotë: “Mbetem thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi i vazhdueshëm ushtarak në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit”.
Shefi i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo “ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”.
Guterres u bën thirrje shteteve anëtare të OKB-së që të zbatojnë plotësisht Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, duke thënë se diplomacia është mënyra më e mirë për të adresuar çështjet e sigurisë në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta