Shefi i Pentagonit konfirmon se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ka dëshmi që Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi, teksa shefi i spiunazhit në Korenë e Jugut u tha ligjvënësve se 3.000 trupa koreanoveriore janë në Rusi dhe po trajnohen se si të operojnë me dronë dhe pajisje të tjera, para se të dislokohen në fushëbetejat në Ukrainë.
“Çfarë po bëjnë ata saktësisht? Mbetet të shihet. Ka gjëra të cilat ne duhet t’i qartësojmë”, tha Austin për gazetarët më 23 tetor.
Nëse ushtarët i bashkohen luftës në Ukrainë, duke luftuar në anën e Rusisë, kjo do të jetë “një problem shumë, shumë serioz”, tha Austin, duke shtuar se një zhvillim i tillë do të kishte ndikim në Evropë dhe në rajonin e Indo-Paqësorit.
Fillimisht, javën e kaluar inteligjenca e Seulit tha se marina ruse kishte pranuar 1.500 pjesëtarë të forcave speciale të Koresë së Veriut, ndërkaq presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më herët kishte thënë se Qeveria e tij kishte informacione se 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut po përgatiten që t’iu bashkohen forcave pushtuese ruse.
Paraprakisht, SHBA-ja dhe NATO-ja nuk kishin konfirmuar raportimet për dislokimin e ushtarëve të Koresë së Veriut, por kishin paralajmëruar se një dislokim i tillë do të ishte një zhvillim i rrezikshëm.
Rusia dhe Koreja e Veriut deri më tani kanë mohuar se ka pasur dislokim të ushtarëve të Phenianit.
Shefi i shërbimit të inteligjencës së Koresë së Jugut, Cho Tae-yong, u tha ligjvënësve se edhe 1.500 trupa të tjerë të Koresë së Veriut kanë shkuar në Rusi, tha ligjvënësi Park Sunwon, i cili mori pjesë në këtë takim të zhvilluar prapa dyerve të mbyllura.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta