Shefi ushtarak i Izraelit flet për ofenzivën në Gaza: Të përgatitur për çdo skenar
Shefi ushtarak i Izraelit ka thënë se objektivat e luftës kundër Hamasit “kërkojnë domosdoshmërisht një operacion tokësor” në Gaza.
Në një deklaratë të publikuar nga IDF, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi, deklaroi se “ushtarët më të mirë tani po veprojnë në Gaza”.
“Për të ekspozuar dhe shkatërruar armikun nuk ka rrugë tjetër veçse të hysh me forcë në territorin e tij. Ky veprim u shërben të gjitha qëllimeve të luftës”, tha ai.
Ai shtoi se ushtarët në terren po mbështeten nga “sulme të sakta dhe intensive nga ajri”.
Halevi tha se personat e përfshirë në operacionet e vazhdueshme janë të përgatitur mirë dhe të trajnuar në mënyrë efektive.
Ai nënvizoi se IDF ishte “e përgatitur për çdo skenar të mundshëm” në rast të përshkallëzimit rajonal – veçanërisht në kufirin verior me Libanin, ku është vendosur grupi militant Hezbollah.
Izraeli është zotuar për pushtim të mundshëm tokësor të Gazës pasi militantët e Hamasit më 7 tetor kryen sulme në jug të Izraelit duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë mbi 200 pengje.
Mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë sulmeve hakmarrëse të Izraelit, përfshirë edhe afër 3.000 fëmijë, sipas autoriteteve në Gazë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)