Shefja e Sanatoriumit: Ka shtim të pacientëve në moshë të re me simptoma të rënda. Mjeku që ndërroi jetë, harroi veten
Situata është përkeqësuar javët e fundit në vendin tonë. Spitalet janë raportuar të jenë vatra infeksioni, duke shkaktuar dhe infektimin e disa infermierëve dhe mjekëve, ndërsa një mjek pak ditë më parë humbi jetën.
Silva Bala, shefja e shërbimit të pneumologjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, tha se deri tani në këtë spital, që njihet më së shumti me emrin Sanatorium nuk ka raste të mjekëve apo infermierëve të infektuar me COVID-19, por shtoi se ka shtim të pacientëve me simptoma të rënda edhe në moshat e reja.
“Struktura moshore e pacientëve ka ndryshuar, tani paraqiten edhe mosha të reja. Paraqiten nga urgjenca e Tiranës dhe rretheve dhe i nënshtrohen të gjitha ekzaminimeve të domosdoshme, skaneri, testet, ekzaminimet biologjike.
Konfirmimi i imazheve radiologjike, ekzaminimeve biologjike, test bën që këta më tej të nisen në spitalin infektiv për ndihmë të specializuar.
Shumë raste që paraqiten në mosha të reja, pa komplikacione dhe sëmundje bashkëshoqëruese, vetizolohen dhe ndiqen nga mjeku ambulator. Ka edhe raste që janë konfirmuar pozitivë dhe nuk kanë imazhe radiologjike shqetësuese për jetën e tyre”, tha ajo.
E pyetur lidhur me vatrën e infeksionit në QSUT, ku rezultojnë disa mjekë dhe infermierë të prekur nga COVID-19, dhe një prej tyre, mjeku Arjan Pushi humbi jetën pak ditë më parë pasi u prek nga ky virus, znj. Bala kujtoi faktin se QSUT është qendra më e madhe spitalore në vend, ku kryhen çdo ditë qindra e mijëra ekzaminime.
Ajo tha se mjeku Arjan Pushi punonte në një departament shumë të vështirë, ku shtrohen të sëmurë shumë rëndë sipas saj një moment ai mesa dukjet ka harruar veten para detyrës.
“Me mjekun që vdiq punonim në të njëjtin departament. Por mjekët që punojnë në vijën e parë, që kanë bërë një betimin që janë në krye të kësaj pune, nuk mundet kurrë që thonë se jemi të frikësuar, nuk mund të dorëzohen para sëmundjeve të popullit, por ne duhet të tregojmë shumë kujdes.
QSUT sot në media e përmendim për infeksionin. por nuk duhet të harrojmë se ajo është qendra më e madhe spitalore në vendin tonë, me 50 shërbime ku paraqitjen qindra-mijëra raste për t’u operuar apo marrë mjekime të ndryshme. Mjeku që vdiq ka qenë i detyruar të japë ndihmë, por ka harruar edhe veten e tij dhe është infektuar”, tha znj. Bala.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta