SHELL zbulon naftë dhe gaz, Rama: Përfitojmë ne dhe Europa
Kompania holandeze Shell ka zbuluar sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi në nëntokën shqiptare.
Shell Albania është vendosur prej 8 vjetësh në Shqipëri dhe është duke kërkuar naftë dhe gaz në blloqet 2 dhe 3 afër malit Shpirag, ndërsa përpara disa vjetësh nisi kërkimet në bllokun 4 në afërsi të Gjirokastrës.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Holandë me investitorë të këtij vendi, duke theksuar se nëse sasitë janë ato që vlerësohen, zbulimi do të ndikojë në të ardhmen e furnizimit me lëndë djegëse të Shqipërisë dhe Europës.
“Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Europës”, tha Rama.
Si potencial në rritje të vendit Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Bleinda Balluku tregoi planin për ndërtimin e një porti të ri tregtar në zonën e Porto Romanos, për të cilin ka nisur edhe hartimi i projektit.
“Ne jemi duke punuar në strategjinë e transportit të vendit dhe një nga synimet kryesore është lidhja me hekurudhë, porte dhe aeroporte. Jemi duke bërë projektin e portit të ri tregtar në zonën e Porto Romanos, i cili do të ketë një infrastrukturë shumë më të përshtatshme dhe kapacitete më të mëdha”, u shpreh Balluku.
Në ftesën e qeverisë shqiptare për të ardhur dhe investuar, kompanitë holandeze shfaqën frikën e stabilitetit politik, element të cilin kreu i qeverisë e barazoi me protesta të ngjashme që ndodhin edhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut