Shella: PD nuk duhet të gabojë sërish, duhet të jetë në Parlament për të mos lejuar vendimet e njëanshme
Gerti Shella tha në studion e “Ilva Now” se PD-ja duhet të jetë pjesë e Parlamentit, pasi heqja dorë nga mandatet, të cilën z. Shella e cilëson si të gabuar, do të sillte vendime të njëanshme dhe të parregullta nga Partia Socialiste.
Sipas z. Shella ndryshime të tilla kanë ndodhur pas largimit nga Parlamenti të opozitës, siç ishin ndryshimet në Kushtetutë dhe më konkretisht ndryshimet në Reformën Zgjedhore, të cilat z. Shella theksoi se i kanë dhënë avantazh Edi Ramës dhe partisë së tij.
“Reforma zgjedhore që nuk prodhoi rezultat për të dyja palët, erdhi për shkak se në Parlament u mbivendos një opozitë e emëruar me anë të së cilës PS-ja ndryshoi Kushtetutën. Ndryshimet kushtetuese u bënë për një javë”, u shpreh z. Shella.
Gerti Shella tha për PD-në se nuk duhet të përsërisë veprimet e gabuara politike të saj dhe se duke qenë në Parlament, vendimet do të merren bashkërisht, ashtu siç duhet.
“Mendoj se PD-ja ka reflektuar për të mos përsëritur më gabimin e daljes nga parlamenti, largimit nga mandatet apo në pushtetin vendor nesër. Kështu nuk mundet të ndryshohet më pa konsensus ndonjë rregull rolin. Aktorët vendosin bashkërisht rregullat. Ndryshimi i Kushtetutës u bë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus sepse e lejonin numrat”, u shpreh Gerti Shella.
Gerti Shella tha për z. Rama se ky i fundit përdori çdo hapësirë që ju dha për të qenë në avantazh në këto zgjedhje.
Mirëpo, sipas z. Manjani, tjetër gjë është largimi i PD-së nga Parlamenti dhe tjetër nga konsensusi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit