Shembet parkimi me kate në New York, ndërron jetë një person, disa të plagosur
Një parking katërkatësh në Nju Jork, është shembur duke shkaktuar 1 viktimë dhe 5 të plagosur.
Rrjeti televiziv, CBS raporton se i pari është shembur kati i dytë i parkingut që ndodhet në zonën financiare të Manhatanit.
Fotografitë e publikuara në rrjete sociale dëshmojnë dëmet materiale të shkaktuara ndaj makinave nga shembja.
Departamenti i Zjarrfikësve në qytetin e Nju Jorkut ka thënë se operacioni i shpëtimit ka qenë “jashtëzakonisht i rrezikshëm” për zjarrfikësit, pasi struktura ka qenë shumë “jostabile”.
“Ne kemi pasur zjarrfikësit brenda ndërtesës, duke kërkuar. Ndërtesa ka qenë duke u shembur. Mirëpo tani besojmë se të gjithë punëtorët i kemi jashtë ndërtesës”, njoftoi shërbimi i zjarrfikëses.
Kryebashkiaku i qytetit, Eric Adams, ka thënë se teknologjia e re, ka luajtur rol vital në përgjigjen emergjente, ku qeni robotik ka qenë i pari i cili ka mundur të futet në ndërtesë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)