Shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet përplas Lleshajn me kreun e Lezhës
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka kundërshtuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare në prag të sezonit turistik.
Në mbledhjen e Task-Forcës për turizmin, ku të pranishëm ishin ministri Klosi dhe Lleshaj, kreu i Bashkisë së Lezhës tha se këtë shqetësim e ka ndarë edhe me kryeministrin Rama ndërsa pas debatit me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbledhja vijoi pa praninë e mediave.
Kreu i Lezhës tha se ka ardhur koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet ndryshe.
“T’i shërbejmë turizmit dhe jo ta bëjmë rrëmujë turizmin, nëse më vjen ti dhe më shemb disa objekte dhe ma lë më inerte aty dhe unë kam kapacitet për t’i hequr, ti ma shkatërron turizmin komplet. Atëherë nëse bëhet kjo, unë refuzoj të marr pjesë në të tilla aksione të pamenduara që injorojnë bashkinë, po e them këtu, ia kam thënë edhe kryeministri mbrëmë, por po e them publikisht. Ne jemi kryetarë të njësive vendor. Ne nuk jem policë të rreshtit, harrojeni! Përgjegjësinë për menaxhimin e territorit e kemi ne. Kryetari i bashkisë boll është sfumuar. Ka ardhur koha që ligj për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. 30 vjet objekti pa leje dhe në kohën e sezonit turistik, mobilizojmë armët. Unë e kuptoj edhe efektin e sms-ve, lobingjeve, se territorin e kontrolloj ndryshe por kjo nuk do të thotë se duhen të bëhen vendimmarrje duke vënë sms-të para institucioneve serioze dhe bashkia është institucion serioz”, tha Pjerin Ndreu.
Teksa iu përgjigj qëndrimit të z. Ndreu, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se Policia dhe IKMT-ja nuk kanë arsye për t’iu bindur kryetarëve të bashkive dhe as ministrit, por vetëm ligjit.
“Do t’i kurseja disa gjëra që edhe mund t’i kisha thënë. IKMT apo Policia si struktura ligjzbatuese veprojnë drejtpërdrejtë dhe nuk marrin autorizim as nga ministri, as nga kryetari i bashkisë, as nga kryetari i bashkisë dhe as nga askush tjetër. Marrin vetëm një autorizimm dhe kanë vetëm një Zot, ai është ligji”, tha Lleshaj.
IKMT-ja ka nisur aksionin në të gjithë Shqipërinë për të shembur godinat pa leje, ndërsa sot ka ndaluar në Shkodër. Bëhet fjalë për 27 objekte, të cilat do të prishen në vijën ranore të zonës së Velipojës. Ky aksion po shoqërohet me debate dhe me përplasje mes pronarëve dhe IKMT-së.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta