Shembja e rrugës në Borsh, KLSH kontroll mirëmbajtjes së akseve që financohen nga shteti

11 Janar 2021 | 15:31

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin për rrugët që mirëmbahen nga privatët dhe financohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pjesë e këtij auditimi është edhe aksi Himarë-Sarandë, një segment i të cilit është shembur, një vit pas rikonstruksionit nga firma Salillari.

Prurjet nga reshjet e dendura të shiut, përveç përmbytjeve të tokave bujqësore dhe banesave në disa zona, dëmtuan edhe një sërë aksesh rrugore. Më i lakuari, mbetet segmenti në afërsi të Borshit, i cili ishte rikonstruktuar vetëm një vit më parë, dhe sot me dëmin që ka marrë ka bllokuar qarkullimin në një krah dhe rrezikon të gërryhet më tej.

Në fakt, kjo rrugë, por edhe të gjitha akset që financohen nga ARRSH për mirëmbajtjen kanë qenë në planet e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2020.

Burime nga KLSH thanë për Euronews Albania se puna ngeli pezull për shkak të problemeve që krijoi pandemia COVID-19, dhe tashmë do të shtrihet sipas planit, për të dalë në fund edhe me raportin përkatës.  

Grupi i kontrolli do të kryejë procesin rutinë, për të verifikuar ndër të tjera edhe rrugën nacionale Himarë-Sarandë.

Ndërkohë për pjesën e shembur të rrugës pranë fshatit Borsh, disa banorë thanë më herët për Euronews Albania se kishin paralajmëruar për erozionin e mundshëm, për shkak të një burimi nënujor aty.

Nga ana tjetër, kompania Salillari e cila ka në përgjegjësi mirëmbajtjen e rrugës, nuk i është përgjigjur interesit të televizionit, madje nuk e ka dhënë as deklaratë zyrtare.

Rruga e shembur i përket zonës D, që lidhet me rajonin jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro, u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania “Salillari” sh.p.k. 

Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtjen në total ka qenë 128 milionë euro nga të cilat 66 milionë janë dhënë nga Banka Botërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026