Shembja e Teatrit, deputeti Ralf Gjoni: U bë me marrëveshje mes Ramës dhe Bashës

18 Maj 2020 | 17:28

Shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar debate të forta mes aktorëve polikë e shoqërorë në Shqipëri. Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni tha në “Ilva Now” se, shembja e Teatrit Kombëtar ishte një marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.  

Ai theksoi se kauza e artistëve shqiptarë në mbrojtje të godinës u politizua ndjeshëm muajt e fundit.

“Kam ndjerë trishtim shumë të madh për mënyrë tinëzare me të cilën u prish godina e Teatrit Kombëtar. Ora e mesit të natës më kujton orën e marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës. Kjo ishte një marrëveshje, mes Ramës dhe Lulzim Bashës, nuk e di nëse mund ta përfshij edhe Monika Kryemadhin. Unë ndjehem pak i trishtuar kur shoh se sa e shëmtuar është gjithçka që rrethon këtë ngjarje, si nga ana e qeverisë, por edhe aktorët politikë që u përfshinë gjoja në mbrojtjen e teatrit”, tha ai.

Deputeti shtoi më tej se thirrja e regjisorit, Edmond  Budina për shpërndarjen e Parlamentit është antikushtetuese dhe në thelb nuk ka asnjë sens.

“Thirrja e Budinës për shpërndarjen e Kuvendit më duket antikushtetuese dhe pak e pa sens”, tha Ralf Gjoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021