Shembja e Teatrit, Jonila Godole: Politika e la kastile për ta shkatërruar

18 Maj 2020 | 17:44

Drejtorja ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, theksoi në “Ilva Now” se protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nuk është politizuar.

Ajo nënvizoi se kauza e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar jetoi gjatë dhe kjo sipas saj është për t’u admiruar. 

“Unë nuk e shoh të politizuar, por  mendoj se funksioni i Partisë Demokratike është aty ku ka kauza. Kjo ishte një kauzë e saktë, e drejtë dhe që do të mbetet gjatë në histori. Me të vërtetë kishin një lloj shprese dhe qyetarët e mbështetën këtë lëvizje për teatrin për një kohë të gjatë. Kjo ishte një rezistencë, që u çuditën se si rezistoi kaq gjatë”, tha ajo.

Ajo shtoi më tej se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dy rrugë; ose të bashkohet me opozitën, ose të shndërrohet në parti politike. Pedagogia, Jonila Godole, u shpreh se godina mbante shumë simbolikë, ndërsa shtoi se mospërkujdesja 30-vjeçare për atë, tregoi dhe faktoi se qëllimi parësor ka qenë rrënimi dhe jo restaurimi i saj.

Në fund Godole theksoi se me këtë akt kreu i bashkisë, Erion Veliaj do mbahet mend si personi përgjegjës që firmosi shkatërrimin e godinës.

“Ajo godinë u la qëllimisht pa i vënë dorë 30 vjet, ajo donte restaurim, por nuk mund të zhdukej si godinë. Ajo godinë më dhemb edhe për një gjë tjetër: ajo ishte një godinë simbolike. Ajo ka qenë që para luftës. Politika nuk e ka mbështetur dhe e ka lënë kastile për ta shkatërruar. Më vjen keq, pasi ai (Erion Veliaj) do të mbahet mend si një person jo vetëm që vendosi firmën, por edhe në mes të natës e shembi në mënyrë tinëzare”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021