Shembja e Teatrit Kombëtar, Avokati i Popullit: Të bëhet hetim disiplinor për punonjësit e policisë
Avokati i Popullit ka përgatitur një raport, në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, që ndodhi më 17 maj të këtij viti.
Avokati i Popullit ka shqyrtuar sjelljen e organeve të rendit gjatë shembjes së godinë së Teatrit Kombëtar dhe thekson se gjatë protestës janë raportuar raste dhune nga Policia e Shtetit.
AP njofton se u ka kërkuar autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese, si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar Punonjësit e Policisë që kanë thyer ligjin.
“Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata drejtues apo punonjës të Policisë së Shtetit, që me veprimet/mosveprimet e tyre, nuk kanë garantuar jetën dhe shëndetin e popullatës (përfshi edhe punonjësit shtetërorë), duke mbështetur veprimtari/operacione, të cilat kanë përbërë në vetvete, apo kanë çuar në grumbullime masive, në kohën kur ishte shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.
Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata punonjës të Policisë së Shtetit që kanë kryer veprime me të shoqëruarit në organet e policisë, për arsye se nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për mbajtjen e procesverbalit mbi veprimet e kryera me të shoqëruarit dhe dhënien e një kopjeje të tij, personave të shoqëruar, si dhe nuk kanë dokumentuar hyrjen e personave të shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata punonjës të Policisë së Shtetit që me veprimet e tyre kanë cenuar informimin e qytetarëve, duke penguar punonjësit e organeve të medias për të dokumentuar pjesë të ndryshme nga këto ngjarje.
Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata drejtues të Policisë së Shtetit, që nuk lejuan vënien në dispozicion të pamjeve filmike të kërkuara nga institucioni i Avokatit të Popullit, duke penguar kështu hetimin administrativ të nisur nga institucioni ynë.
Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, ndaj atyre drejtuesve të strukturave të Policisë së Shtetit, që nuk kanë marrë masat e nevojshme për pajisjen e disa punonjësve të policisë, të caktuar me shërbim tek ish godina e Teatrit Kombëtar dhe e atyre që ishin me shërbim në komisariate, si dhe të personave të shoqëruar, me maska mbrojtëse, doreza.”, thuhet ndër të tjera në raport.
Prishja e teatrit ndodhi në të gdhirë të 17 majit ndërsa policia ndërhyri dhunshëm duke nxjerrë protestuesit dhe aktivistët që e kishin rivënë në funksion ndërtesën. Aktivistët dhe artistët nisën një fushatë për mbledhjen e firmave duke kërkuar rindërtimin me të njëjtën arkitekturë të ndërtesës, projekt ky i hedhur poshtë nga qëndrimet publike të kryeministrit Rama dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.
Tashmë Bashkia Tiranë po vazhdon më tej me procedurat e ndërtimit të teatrit edhe pse nuk ka një transparencë për to.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta