Shembjet në bregdet, kryebashkiakja e Shkodrës padit IKMT-në në Prokurori
Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka kallëzuar në prokurori Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit lidhur me shembjet e disa objekteve në plazhin e Velipojës pak ditë më parë, të cilat sipas saj janë kryer në kundërshtim me ligjin.
Në padinë e depozituar nga znj. Ademi janë parashtruar me detaje të gjitha shkeljet e konstatuara sipas saj në aksionin e organizuar për prishjen e 24 objekteve ‘beach-bare’, në datën 10-11 qershor në bregdetin e Plazhit të Velipojës, Njësia Administrative Velipojë
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në datën 10.06.2020 dhe 11.06.2020, në kundërshtim flagrant me ligjin material të inspektimit, ka filluar dhe vijuar deri në orët e vona të natës e pas mesnatës prishjen dhe shembjen e strukturave me funksion “beach bare» në plazhin e Velipojës, pa asnjë procedurë, pa njoftim dhe vënien në dijeni të pronarëve apo përdoruesve, duke vepruar forcërisht, në shkelje të parimeve themelore kushtetuese të drejtave të njeriut.
Në këto veprime inspektorët e IKMT janë shoqëruar nga efektivë të Policisë së Shtetit.
Nuk është ndjekur asnjë procedurë dhe dhunshëm kanë prishur këto struktura, duke cenuar integritetin njerëzor dhe qytetar, gjë e cila bie ndesh katërcipërisht me dispozitat ligjore të parashikuara”, thuhet në padinë e kryebashkiakes Ademi.
Lexoni gjithashtu:
Forcat e FNSH ndërhyjnë në Velipojë, spraj me piper ndaj banorëve, disa humbin ndjenjat
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta