Shemsi Prençi: Policia ka qenë në dijeni për konfliktin mes dy familjeve në Velipojë
Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi tha për Euronews Albania se ngjarja në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona, mund të parandalohej nga uniformat blu.
Ai theksoi se konflikti mes dy familjeve dihej nga strukturat e Policisë së Shtetit.
“Ai ishte një konflikt i agravuar dhe ishin përgatitur që të ndodhte ajo të ndodhi. E vetmja që nuk veproi ishte policia”, shtoi z. Prençi.
“Shkak tjetër për menaxhimin e territorit është Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Bregdetit, e cila nuk e njeh situatën”, tha ai, teksa sqaroi se nga ana e këtij institucioni nuk janë lidhur kontratat me operatorët turistikë për të menaxhuar vijën bregdetare për këtë vit.
Teksa foli për strukturimin e Policisë së Shtetit, ai tha se qeverisë i mungon një strategji e luftës kundër kriminalitetit të përcaktuar sipas llojeve dhe veprimtarive kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dëshmitari i ngjarjes së Velipojës tregon detajet nga momenti para përplasjes ku humbën jetën 4 persona
- Ngjarja e rëndë në Velipojë, policia arreston dy persona, tre në kërkim
- Ngjarja në Velipojë, Voltana Ademi: Policia ka pasur informacion për debatet mes familjeve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta