Qeveria jep para për inceneratorët, ndërsa pandemia tkurr ekonominë

30 Shtator 2020 | 19:32

Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendim për t’i kaluar një fond prej 1.8 miliardë lekë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për menaxhimin e mbetjeve urbane. Bëhet fjalë për një rishpërndarje pasi këto fonde ishin caktuar në Buxhetin e Shtetit të destinuara për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për investime në  “Furnizimi me ujë dhe kanalizime”.

Fondi prej 179 milionë lekësh të reja do të shkojë për trajtimin e mbetjeve urbane nga inceneratorët e ndërtuar me koncesion. Gjatë periudhës së pandemisë, qeveria për të rritur fondet për shëndetësinë pezulloi disa nga projektet koncesionare, si ajo për Check Up dhe dy segmentet rrugore Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat.

Një vendim i tillë nga ana e qeverisë vjen në një kohë kur opozita ka denoncuar mungesën e financimeve në shëndetësi, mbështetjen e mjekëve si dhe subvencionimin e të prekurve nga COVID-19. Gjithashtu, rishpërndarja vjen kur biznesi i vogël dhe i mesëm kërkon një paketë të tretë ndihme pasi ndihen në vështirësi të mëdha financiare. Nga ana tjetër mjekët gjithashtu kërkojnë rritje të pagave duke thënë se janë më të keq paguarit në rajon.

Për ndërtimin e incereratorëve ka pasur akuza të forta jo vetëm nga opozita, se projektet janë një skemë korruptive për të marrë para nga buxheti i shteti. Partia Demokratike ka denoncuar dhe me emra të përveçëm, persona  afër qeveritareve që qëndrojnë pas kompanive që kanë përfituar këto koncesione për të cilat ka bërë dhe kallëzime në SPAK.

Në qershor, PD denoncoi se qeveria ka dhënë 510 mijë euro për inceneratorin e Fierit. Eksperti i ekonomisë i PD-së, Dorian Teliti, thotë se, për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës “janë paguar 9.1 milionë euro”.

Gjithashtu, në një kallëzim të Nismës “Thurje”, i kërkohet SPAK të hetojë për falsifikim dhe evazion fiskal për inceneratorin e Fierit,  ndërsa mësohet se Prokuroria Posaçme ka nisur hetimet. Krahas zyrtarëve publikë, Nisma “Thurje” në kallëzim akuzon edhe persona të tjerë lidhur më koncesionet e inceneratorëve edhe në Tiranë dhe Elbasan.

 

Lexoni gjithashtu:

Mjekët takim të dytë në Ministrinë e Shëndetësisë: Kemi pagat më të ulëta në rajon

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël: Nëse nuk ka paketë të tretë do nisim protestat

Hetim për inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje pas kallëzimit të Nismës “Thurje”

PD akuzon qeverinë: Pagesë korruptive për inceneratorin e Fierit

PD kallëzon në SPAK inceneratorin e mbetjeve në Tiranë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026