Shengeni rajonal, Vuçiç: I padrejtë vendimi për negociatat me Shqipërinë dhe RMV
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shprehet se më 29 qershor do të mbajë një video-konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për përmirësimin e marrëdhënieve brenda iniciativës rajonale të shengenit.
Shengeni rajonal është një nismë e përbashkët e Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal. Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë iniciativë.
Vuçiç tha të enjten se pret që nga takimi të dalin vendime për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore dhe për qarkullim më të shpejtë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Presidenti serb komentoi edhe vendimin e Bashkimit Europian për të mos caktuar një datë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e cilësuar atë, si të padrejtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Osmani për bashkëpunimin rajonal: Parakusht dhe test për integrimin në BE
“Dështoi BE, jo Shqipëria dhe RMV”, kryeministri Rama reagon pas vendimit të vendeve anëtare
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta