Humb jetën pacienti i 46-të me COVID-19 në vendin tonë, vuante nga diabeti

23 Qershor 2020 | 15:40

Një 65-vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID-19 ndërroi jetë sot në Spitalin Infektiv duke e çuar në 46 numrin e jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, 65- vjeçari nga Tirana ka humbur jetën, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz.

65-vjeçari i konfirmuar me COVID-19 vuante nga diabeti dhe policitemia.

Prej muajit mars e deri më sot autoritetet kanë kryer rreth 24 mijë teste virologjike për COVID-19, nga ku kanë diagnostikuar 2047 persona të infektuar, 52 vetëm në 24 orët e fundit.

Nga totali i të infektuarve, 1159 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe 807 janë raste aktive. Sipas autoriteteve 80 prej këtyre të fundit janë të shtruar në spital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026