GOOOL, shënon Shqipëria, Hoxha “drithëron” portën e Polonisë

26 Mars 2026 | 21:31

Arbër Hoxha ka kaluar në avantazh Shqipërinë pas 42 minutave lojë, duke përfituar nga një gabim i vendasve. Ndeshja e sotme është teke dhe në fund duhet të dalë një fitues, me takimin që mund të shkojë edhe me shtesë apo penallti

Formacionet zyrtare

Formacionet zyrtare janë publikuar ku trajnerët Silvinjo dhe Jan Urban kanë shuar dilemat. Surprizat nuk mungojnë nga kuqezinjtë, ndërsa Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi ndodhen në stol, me Hoxhën dhe Uzunin të preferuar në repartin ofensiv, së bashku me Bajramin me tipare sulmuese.

Polonia: Grabara; Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Szimanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Levandovski, Rozga
Trajner: Jan Urban

Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Laçi, Bajrami, Asllani, Shehu, Hoxha, Uzuni
Trajner: Sylvinho

Atmosfera në tribunat e mbushura është elektrizuese, me tifozë nga të dyja skuadrat
Elseid Hysaj do të nisë si titullar dhe përmirëson rekordin si lojtari me më shumë paraqitje te kuqezinjtë (ndeshja e 97-të). Kapiteni Berat Gjimshiti luan ndeshjen e tij të 70-të, duke u vendosur në të njëjtën kuotë si Andi Lila, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve ka më pak se 50 paraqitje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FSHF propozon ndryshime në kampionatet kombëtare, nisin konsultimet me klubet

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur diskutimet për ndryshimin e strukturës së kampionateve kombëtare për sezonet 2026/27, 2027/28 dhe 2028/29. Departamenti i Garave dhe Komisioni...
14:25 | 22/06/2026

Kepi ​​i Gjelbër vazhdon historinë e jashtëzakonshme të Kupës së Botës me barazim me Uruguain

Pasi i kënaqi tifozët me barazimin 0-0 me Spanjën në ndeshjen e tyre të parë, Kepi i Gjelbër mori një epërsi të jashtëzakonshme kundër Uruguait...
10:32 | 22/06/2026

Ngjashmëria me Lamine Yamal, vogëlushi në Atlanta bëhet viral në rrjetet sociale (VIDEO)

Superylli i FC Barcelona-s, Lamine Yamal shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës, ndërsa Spanja mundi Arabinë Saudite me rezultatin 4-0. Megjithatë,...
10:10 | 22/06/2026