“Shërbim ndaj publikut”, ekspertët vlerësojnë sondazhin e Euronews Albania dhe MRB
Të ftuar në studion e “Ilva Now”, ekspertë nga fusha të ndryshme vlerësuan pesë sondazhet e prezantuara përgjatë katër muajsh në emisionin “Barometri Politik”. Këto sondazhe që pasqyruan opinionin publik në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ishin në përputhje thuajse të plotë me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Gazetari Neritan Sejamini tha e vlerëson sondazhin e bërë nga Euronews Albania në bashkëpunim me MRB për faktin se ka hulumtuar saktë opinionin publik dhe këtë opinion e ka ilustruar në mënyrë të qartë për audiencën.
“Ka qenë një punë e mirë pjesa e hulumtimit dhe pjesa e kërkimi të opinionit publik, po ka qenë një punë fantastike edhe mënyra se si është paraqitur sondazhi, ilustrimet, grafikët kanë qenë lehtësisht të kuptueshme”, u shpreh z. Sejamini.
Në lidhje me diskutimet e bëra ndërmjet analistëve, gazetarëve dhe politikanëve, z. Sejamini tha se kanë qenë të qytetëruara dhe me një gjuhë teknike dhe të thjeshtë në mënyrë që të kuptohen nga mbarë publiku.
“Kanë qenë nga diskutimet më civile, më të informuara, më teknike dhe në gjuhën më të thjeshtë që mund të jetë gjendur në një studio televizive ku debatet përfundojnë në përplasje”, u shpreh Neritan Sejamini.
Z. Sejamini shtoi se këto sondazhe ka qenë thellësisht informative dhe në shërbim ndaj publikut.
Pedagogia Jonila Godole tha se sondazhi i Barometrit Politik qëlloi të jetë i saktë dhe nëse Euronews Albania dhe MRB do të keNë të njëjtën saktësi edhe në një rast të dytë, atëherë në zgjedhjet pasardhëse ky do të jetë sondazhi më i kërkuar.
“Qëlloi i saktë, Mbase ngaqë është herë e parë, mund të jetë dhe rastësi. Duhet parë te një sondazh i dytë, më pas besoj se në zgjedhjet e tjera do jetë më i kërkuari”, u shpreh znj. Godole.
Pedagogia Edlira Gjoni, nga ana e saj, tha se nuk është e zakonshme që në një sondazh të gabojë kaq pak, duke i mëshuar profesionalizmit të këtij sondazhi.
“Të gabosh kaq pak, të gjithë faktorët i kishit kundër, edhe pikëpyetjet që ishin, sepse menjëherë sulmohej metodologjia, por bravo ishte profesionale”, tha Edlira Gjoni.
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku u shpreh se sondazhi i Euronews Albania ka ndikuar te çmitizimi i zgjedhjeve prej mitit të sulmit që i bëhet nga pala humbëse për rezultatin e tyre. Ai tha se kjo prirje e bën më të shëndetshëm dhe besueshëm procesin zgjedhor, duke shtuar se sondazhet që bazohen në matje shkencore duhen bërë trend.
“Padyshim se sondazhi që keni realizuar është shumë i dobishëm për të na futur në këtë trend te një politikë publike e cila nuk bazohet te opinionet por te një matje shkencore,” – Arbjan Mazniku.
Adri Nurellari tha se pavarësisht skepticizmit fillestar, ky sondazh ka provuar se nuk ka pasur njëanshmëri apo përzgjedhje, por të vërteta që përputhen.
“Do të ishte shumë e mirëpritur që kjo praktikë të bëhet njëlloj barometri, kam pasur një lloj frike për dy elemente që ndodhin në sondazhe, njëanshmëria, selektiviteti i atyre që marrin pjesë dhe se në Shqipëri mund të ketë njerëz që bashkëjetojnë me të vërteta që nuk përputhen, por ky sondazh ka treguar se shqiptarët janë më të sinqertë se sa e kisha menduar unë dhe kjo më entuziazmon”, tha Adri Nurellari duke e cilësuar këtë si evoluim të shoqërisë shqiptare.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit