Shërbim në autoambulancë, pacientët në pritje për t’u shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

6 Dhjetor 2020 | 15:04

Autoambulanca që vinin njëra pas tjetrës mbushën sot ambientet e jashtme të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

‘Pacientët ndërsa prisnin për t’u shtruar në spital, e morën shërbimin mjekësor brenda autoambulancave. I afërmi i njërit prej tyre na tha se priste prej disa orësh të shtronte familjarin e tij.

“Tani më thuaj ti mua kë të pyesim ne këtu, ku të interesohemi? Nuk do ketë vende, nuk e di çfarë të them. Po me oksigjen është,” – u shpreh qytetari për Euronews Albania.

Redaksia u interesua pranë ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këtë shqetësim.

Sipas Ministrisë prania e një numri të madh të autoambulancave në oborrin e spitalit COVID-2 nuk lidhet vetëm me fluksin e pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor, por edhe me zbatimin e protokollit përshoqëruar në banesë pacientët e shëruar nga koronavirusi.

Më herët me hapjen edhe të spitalit COVID-4, ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ka në dispozicion rreth 550 shtretër, ndërsa aktualisht rreth 470 prej tyre janë të zënë me pacientë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026