Shërbimi Sekret amerikan: Atentati ndaj Donald Trump, dështimi më i madh operacional

22 Korrik 2024 | 17:22

Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.

Drejtoresha Kimberly Cheatle u tha ligjvënësve amerikanë gjatë një seance dëgjimore në Kongres të hënën se “më 13 korrik ne dështuam”.

Cheatle tha se ajo merr përgjegjësinë e plotë për gabimet e agjencisë në lidhje me sulmin në tubimin e Trumpit të mbajtur në Pensilvani më 13 korrik.

Cheatle po dëshmon para një komiteti të Kongresit, ndërsa po shtohen thirrjet që ajo të japë dorëheqje për shkak të dështimeve të sigurisë në tubimin, ku një 20-vjeçar i armatosur tentoi të vriste ish-presidentin republikan.

Komisioni për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve dëgjoi dëshminë e parë të Cheatle që nga të shtënat në mitingun e 13 korrikut në Pensilvani, që vranë një person që gjendej në audiencë.

Trump u plagos në vesh, ndërkaq edhe dy persona të tjerë u plagosën pasi Thomas Matthew Crooks u ngjit në çatinë e një ndërtese aty pranë dhe hapi zjarr.

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur zemërim sesi i armatosuri mund t’i afrohej kaq shumë kandidatit republikan për president, kur ai supozohej të ruhej me kujdes. Shërbimi Sekret e ka pranuar se ka mohuar disa kërkesa nga fushata e Trumpit për shtimin e sigurisë në ngjarjet që ai ka marrë pjesë vite para atentatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026