English

Sherri mes ortakëve në Tiranë, arrestohen dy ndërtuesit dhe tre persona të tjerë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për plagosjen me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, ku mbeti i plagosur biznesmeni Sino Llanaj.

- Advertisement -

Në këtë ngjarje mbeti i lënduar edhe një kalimtar i rastit si dhe e roja i pallatit në ndërtim.

Mes personave të ndaluar janë ndërtuesit Albert Allmuça dhe Sino Llanaj. 

Sipas hetimeve, Allmuça akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. 

Ndërsa ndërtuesi Sino Llanaj 46 vjeç, është arrestuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave, i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe po punohet për kapjen e tij.

Sakaq të arrestuarit e tjerë janë: Shkelzen Byberi, Skender Margjeka dhe Alfred Lumani.

Lexoni gjithashtu:

Ortakët sherr për pallatin, plagoset biznesmeni dhe kalimtari

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?